Ëndrrat kanë mrekulluar filozofët dhe artistët ndër shekuj. Ato janë parë si ogure hyjnore, si mënyrë për të ndërsyer kreativitetin dhe, që prej ardhjes së psikoanalizës në shekullin e 19-të, çelësi për të kuptuar të pavetëdijshmen tonë.
Teksa shumë prej nesh kanë përjetuar ëndrra të pazakonta gjatë javëve të fundit, duket si një moment i volitshëm për të qëmtuar mënyrën sesi ato janë kuptuar dhe paraqitur ndër shekuj. Po përse ëndërrojnë në mënyrë kaq të përndezur tani?
“Ne jemi në një situatë të re, kështu që ka emocione të reja për t’u përpunuar”, thotë psikoterapistja Philippa Perry, që është vërshuar nga replika kur ajo së fundmi u kërkoi ndjekësve të saj t’i dërgonin ëndrrat e tyre në Twitter. Ne bëjmë rrëfime për t’i kuptimësuar ato ndjenja që e manifestojnë vetveten në ëndërr, shpjegon ajo, “jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në metafora”.
“Vizioni i ëndrrës” i Albrecht Dürerit (1525) është paraqitja e parë e njohur në artin perëndimor e një ëndrre personale të artistit. Ngjyrat e ujit, me sa duket të bëra shpejt e shpejt sapo qe zgjuar, paraqesin një vërshim të ujit që zbret nga qielli drejt tij. “U zgjova me të dridhura në çdo gjymtyrë dhe u desh kohë e gjatë ta merrja veten”, shkroi ai.
Perry thotë se ndonëse përvoja e saj e mësoi se nuk ka diçka të tillë si një fjalor ëndrrash, dekada të praktikës i kanë treguar asaj që “sende të caktuara zakonisht qëndrojnë për një gjë të caktuar”, dhe “nëse dikush ëndërron për ujin kjo zakonisht ka të bëjë me ndjenjat”. Për të, duket sikur Düreri po “mbytej në ndjesi”, dhe ndonëse ajo nuk e di me siguri se çfarë ishin ato, “shumë prej nesh, pavarësisht nëse e pranojmë ose jo, u frikësohemi zhdukjes dhe asgjësimit”, thotë ajo.
Mbase nuk është aq e rastësishme që shumë prej ëndrrave që iu dërguan Perryt në Twitter përfshinin njerëz që përmbyteshin në ujë, ndonëse gruaja që ëndërroi se po lundronte në cunami po merrej me emocionet e saj më mirë sesa Düreri, transmeton KOHA shkrimin e BBC.
Portretizimi personal i Dürerit ishte goxha shumë një përjashtim. Ndonëse Rilindja e yshti interesin në filozofinë e vjetër për studimin e ëndrrave, kjo duhej të pëlqehej me ideologjinë mbizotëruese të krishterë, që ngrysej ndaj interpretimeve pagane. Shumica e pikturave të ëndrrave ishin biblike në natyrën e tyre. “Ëndrrat e Jakobit” – sikundër ato që Jozefi interpretoi për faraonin – ishin subjektet e parapëlqyera: Raphaeli i pikturoi ato në tavanin e Palazzo Apostolico në Vatikan më 1518. Metaforat vivide të ëndrrave tregohen në sferat që fluturojnë në qiell sikur të theksonin që kuptimi i tyre ishte përtej njeriut vdekatar. Sidoqoftë temat mitologjike, të tilla si “Apolloni në gjumë” e Lorenzo Lottos dhe “Muzat me nam” (1549), mund t’iu jepnin artistëve leje për të sugjeruar lidhje mes ëndrrave dhe frymëzimit.
Dremitja e Apollonit duket t’iu ketë dhënë muzave liri për t’i flakur petkat e tyre e të dëfrenin të zhveshura në luadhe, duke sugjeruar kreativitetin e papërmbajtshëm që gjumi mund ta nxitë.
