Biografitë e shkrimtarëve i lexoj nganjëherë porsi poezi apo epose të përbëra nga shumë poezi. Ndërkaq shpesh ndodh që të kuptosh në tërësi synimin dhe kuptimin e këtyre rrëfimeve dhe tregimeve, përpiqem të arrij deri tek skutat më të largëta të letërsisë së tyre kombëtare, në këtë rast deri tek historia e gjuhës së krijuar përmes mijëvjeçarëve.
Mbaj mend, më 2012 kanë kaluar 550 vjet nga data e lindjes dhe e krijimit të dokumentit më të vjetër të shkrimit shqip “Formula e Pagëzimit’ (1462) e peshkopit të Durrësit, Pal Engjëlli. Ndërkaq i pari monument i madh i shqipes së shkruar dhe i pari libër i botuar është “Meshari” i autorit Gjon Buzuku, i botuar më 1555, derisa Fjalori Latinisht-Shqip i Bardhit (1635), që ishte e para vepër e llojit të veçantë për gjuhën shqipe me rreth tre mijë fjalë, shkruan sot Koha Ditore.
Së këndejmi mjafton të vështrosh me vëmendje hartën e Shqipërisë bashkëkohëse dhe vendet përreth, për të kuptuar gjenealogjinë - a thua të gjuhëve? Popujt që jetojnë këtu, pastaj historia e kulturës së tyre, arrijnë deri tek periudhat më të largëta, dhe që janë të ndërlidhura ngushtë me lindjen e qytetërimit mesdhetar. Ndaj këto janë kohët dhe epokat e Argonautëve e të Heraklitit, lufta e Trojës dhe e Homerit, Odise-Uliksit, Eneut, perëndive, titanëve, heronjve, nimfave... Këtej u zhvillua një lidhje tregtare, luftarake dhe natyrisht mitologjike, deri sot shumë hulumtues bëjnë zbulime në skajet e saj Ogigie - Ishulli i Vdekur...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)