Kantautori turk Edis është artisti i radhës në skenën qendrore të festivalit "Sunny Hill". Edis e ka ndezur atmosferën me ritme edhe ballkanike.
I lindur në Londër dhe i rritur në Izmir, artisti Edis Görgülü njihet për performancat e tij shpërthyese.
Pas tij do të jetë radha e artistes vendore, Tayna. E më pas skena mirëpret yllin Dua Lipën e cila është kryefjala e natës së parë të Festivalit e po ashtu e gjithë ngjarjes treditore.
@koha.official Edis ndez atmosferën edhe me tinguj ballkanikë #SunnyHillFestival
♬ original sound - koha.official - koha.official

Ylli Dua Lipa çon Prishtinën në qiell
Ylli botëror i muzikës pop Dua Lipa ka ndezur skenën qendrore te "Sunny Hill Festival".Ngjitja e...
Artikuj të ngjashëm