Ylli botëror i muzikës pop Dua Lipa ka ndezur skenën qendrore te "Sunny Hill Festival".

Ngjitja e krejt ekipit të saj në skenë ka elektrizuar krejt masën mbi 30 mijë veta.

Prishtina sonte ka hyrë ne hartën botërore të turneut të saj global "Radical Optimism".

Ovacionet duket se "prekin" qiellin e koreografitë e ekipit, dritave dhe publikut sikur bëhen një.


 

 

Dua Lipa (Foto: Arben Llapashtica)
Dua Lipa duke interpretuar në Sunny Hill (Foto: Arben Llapashtica)
Dua Lipa ndez atmosferën në Sunny Hill (Foto: Arben Llapashtica)

 

 

Tym në “Sunny Hill” me Fatboy Slim

5 o. më parë / 2 gus 2025 02:04 Nga: Shaban Maxharraj
Fatboy Slim

Norman Quentin Cook i njohur me emrin artistik Fatboy Slim është artisti që po e elektrizon skenën “C4” të “Sunny Hill Festival” me muzikën e tij. 

I njohur si revolucionar në vitet ’90, Fatboy Slim në orët e para të mëngjesit të së shtunës është duke e mbajtur publikun e numërt afër skenës. 

"Big beat" është zhanri me të cilin ai njihet gjithandej botës e jo veç në vendin e tij, Britaninë e Madhe.

Rita Ora kishte bashkëpunuar me Fatboy Slimin në këngën e titullar “Praising You”, që ishte publikuar në prill të vitit 2023. 

@koha.official Tym në “Sunny Hill” me Fatboy Slim #SunnyHillFestival ♬ original sound  - koha.official


 

Radha për Skream në “Sunny Hill” në pritje të Fatboy Slim

6 o. më parë / 2 gus 2025 01:16 Nga: Shaban Maxharraj
Skream

Oliver Dene Jones i njohur me emrin artistik Skream është artisti që pas Dua Lipës ka tërhequr publikun në skenën "C4" të "Sunny Hill Festival". 

I njohur si DJ i muzikës elektronike, performanca e tij po mban gjallë disponimin pas interpretimit magjik të Dua Lipës. 

Pas artistit anglez do të jetë radha e Fatboy Slim.

@koha.official

Radha për Skream në “Sunny Hill” në pritje të Fatboy Slim

♬ original sound  - koha.official

Dua Lipa mbyll performancën dyroëshe në "Sunny Hill" me "Houdinin"

7 o. më parë / 2 gus 2025 00:18 Nga: Shaban Maxharraj
Dua Lipa

Këngëtarja me renome botërore Dua Lipa ka mbyllur performancën dyorëshe në “Sunny Hill” me interpretimin e këngës “Houdini”. Performanca e saj u mbyll me ndezje të fishekzjarreve. 

Ajo fillimisht ishte përshëndetur me publikun pasi interpretoi “Be the one”, por u kthye prapë duke interpretuar. Ka elektrizuar secilin dhe secilën në publik duke ju bashkuar koreografisë te kërkuar nga ajo. 

Interpretimi i saj padyshim është prej më gjigantëve në karrierë.


 

Publiku në “Sunny Hill” nuk e lëshon Dua Lipën

7 o. më parë / 2 gus 2025 00:07 Nga: Shaban Maxharraj
Dua Lipa

Foto: Arben Llapashtica

Këngëtarja me renome botërore Dua Lipa e ka përfunduar performancën e saj në festivalin “Sunny Hill” me këngën “Be the one”, por publiku nuk e ka lëshuar lehtë. 

“Faleminderit për energjinë dhe natën e mrekullueshme”, i është drejtuar Dua Lipa turmës së madhe të shikuesve që janë mbledhur në Bërnicën e Poshtme. 

Më pas iu desh të rikthehej në skenë...


 

Dua e Dukagjin Lipa elektrizojnë me “Era”

8 o. më parë / 1 gus 2025 23:20 Nga: Shaban Maxharraj
Dua Lipa - Dukagjin Lipa

Ylli botëror Dua Lipa po vazhdon ta mbajë të elektrizuar skenën qendrore të “Sunny Hillit”.

Është përshëndetur me disa anëtarë të publikut duke u thënë që ta shijojnë festivalin dhe Prishtinën.

Më pas ka ftuar të atin në skenë dhe bashkë me Dukagjin Lipën kanë interpretuar këngën “Era”, një hit i kamotshëm dukë bërë që turma të entuziazmohet. 


 

Dua Lipa: Kënaqësi që pata mundësi ta krijoj me familje një festival për vendin tim

8 o. më parë / 1 gus 2025 23:04 Nga: Shaban Maxharraj
Dua Lipa

Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj. 

“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”, ka thënë Dua Lipa. 

Ajo pasi falënderoj familjen e saj tha: “Kosova ka lezet”

Ndërsa më pas nisi të këndojë shqip me babanë e saj Dukagjin Lipën
 

Tayna i jep ritëm, "Sunny Hilli" është plot

10 o. më parë / 1 gus 2025 21:16 Nga: Shaban Maxharraj
Tayna ne Sunny Hill

Këngët e performanca e Taynas po e mbajnë ritmin në "Sunny Hill Festival". 

Artistja nga Prizreni është një prej pop këngëtareve më të njohura vendore që po e bën masën për vete në natën e parë të Festivalit. 

Pas Taynas në skenën qendrore do te jetë ylli botëror Dua Lipa. Performanca e saj pritet të jetë sikurse në krejt koncertet që po i mban anë e mbanë botës në turin, "Radical Optimism".

@koha.official

Tayna i jep ritëm, “Sunny Hilli” është plot #SunnyHillFestival

♬ original sound - koha.official - koha.official


 

Edis ndez atmosferën edhe me tinguj ballkanikë

11 o. më parë / 1 gus 2025 20:32 Nga: Shaban Maxharraj
Edis Gorgulu

Kantautori turk Edis është artisti i radhës në skenën qendrore të festivalit "Sunny Hill". Edis e ka ndezur atmosferën me ritme edhe ballkanike. 

I lindur në Londër dhe i rritur në Izmir, artisti Edis Görgülü njihet për performancat e tij shpërthyese.

Pas tij do të jetë radha e artistes vendore, Tayna. E më pas skena mirëpret yllin Dua Lipën e cila është kryefjala e natës së parë të Festivalit e po ashtu e gjithë ngjarjes treditore.


 

Cil në “Sunny Hill” pritet me duartrokitje

11 o. më parë / 1 gus 2025 19:51 Nga: Shaban Maxharraj
Cil në skenën qendrore të “Sunny Hillit”

Cil në skenën qendrore të “Sunny Hillit”

Këngëtarja amerikane, Cil është e radhës në skenën qendrore të festivalit “Sunny Hill”. Një alamet duatrokitjeje ka qenë përgjigjja e publikut në pyetjen e saj: “Si po ndiheni?”.

E njohur edhe si Cecilia, ajo është një emër në ngritje e muzikës pop në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artistja nga Coloradoja njihet për ndjeshmërinë emocionale në këngët e saj.

Artistë të tjerë të huaj e vendorë do të përformojnë derisa në skenë do të ngjitet ylli Dua Lipa.

@koha.official

Cil në “Sunny Hill” pritet me duartrokitje

♬ original sound - koha.official - koha.official

Sienna Spiro me performancë të qetë, Dua Lipa pritet në orën 22:00

12 o. më parë / 1 gus 2025 19:20
Sienna Spiro

Kantautorja angleze Sienna Spiro është artistja e parë ndërkombëtare që është ngjitur në skenën qendrore të “Sunny Hill Festival”. Spiro (19) viteve të fundit ka marrë famë në platformat sociale me “coverat” e saj e më pas edhe me këngët që shkruan vetë.

Me Spiron, atmosfera është më e qetë pasi muzika e saj synon ndjenjat e jo veç vallëzimin.

Ylli u mbrëmjes së parë të edicionit të pestë do te jetë Dua Lipa e cila pitet të ngjitet në skenë rreth orës 22:00.

@koha.official

Sienna Spiro me performancë të qetë, Dua Lipa pritet në orën 22:00

♬ original sound - koha.official - koha.official

Kida në ritëm

13 o. më parë / 1 gus 2025 18:36 Nga: Shaban Maxharraj
Kida

Kida është artistja e radhës nga përformuesit vendas që ka nisur performancën e saj në skenën e madhe të “Sunny Hill Festival”. 

Me daljen e saj në skenë, të rinjtë janë shtuar përreth skenës. Kida është pop-artiste vendore e njohur goxha në trevat shqiptare. 

Artistët vendorë do të vazhdojnë të interpretojnë derisa skena do të pushtohet nga ylli global, Dua Lipa e më pas Fatboy Slim. 


KOHA live në “Sunny Hill Festival”

Numri i publikut është në rritje e sipër pranë skenës kryesore të "Sunny Hill Festival". Adhuruesit e flaktë të Dua Lipës kanë zënë vendet afër skenës shume orë para të shfaqet ylli i popit te dalë në skenë.  
Është artisti Art Lokaj ai i cili ka hapur mbrëmjen në skenën kryesore.

"Është kënaqësi me qenë ne skenën kryesore të festivalit sot", ka thënë Lokaj.

Sonte në natën e parë të këtij edicioni Dua Lipa është ylli kryesor e pasuar nga Fatboy Slim. Lipa është ndalur në Prishtinë në kuadër të turneut botëror “Radical Optimism”.
Koha.net do të mbulojë live krejt zhvillimet në Festivalin që këtë fundjavë ka “Line up-in" më të mirë në Evropë.

Është artisti Art Lokaj ai i cili ka hapur mbrëmjen në skenën kryesore
Është artisti Art Lokaj ai i cili ka hapur mbrëmjen në skenën kryesore


 

Lexo edhe: