Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” përmes një kumtese për media ka kërkuar që të parandalohet rrënimi i ndërtesës, që gjendet në rrugën “Bajrakli”. Kulmi i kësaj ndërtese është shembur. Sipas kësaj kumtese kjo ndërtesë gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, që sipas Ligjit Nr.04/L-066 (2012) trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.
ndërtesë e banimit posedon vlera të trashëgimisë kulturore dhe paraqet një nga tipet karakteristike të arkitekturës së banimit të qytetit. Ndërtesa në fjalë, strukturalisht është në gjendje mesatarisht të dëmtuar dhe rrënimi i kulmit mund të ketë pasoja të pakthyeshme për ndërtesën. EC Ma Ndryshe konsideron se duhet reagim urgjent nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mënyrë që të parandalohet një rrënim i mundshëm dhe të ndërmerren masa preventive për sanimin e gjendjes”, thuhet më tej në kumtesë.
{gallery}
-
“Ec Ma Ndryshe” thotë se po vazhdon rrënimi i ndërtesave me vlerë në Prizren
-
EC Ma Ndryshe thotë se Komuna rrënoi objekte të vjetra pa pëlqim të institucioneve të trashëgimisë kulturore
-
EC Ma Ndryshe: Sërish ndërtim pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit
-
Performanca e “ECMaNdryshe”: “MOS E PREK! - trashëgimi kulturore!”
-
Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit e pafunksionalizuar tash e tetë vjet