Nga katërmbëdhjetë marsi i këtij viti, kur në Kosovë u konfirmuan rastet e para të të infektuarve nga koronavirusi, ai për çdo ditë ka mbledhur dëshmi të përjetimeve. Ditari i shkrimtarit Agim Vinca, i shkruar në karantinë kur bota u izolua, përthekon kronologjinë e ngjarjeve deri më 1 qershor, raporton KOHA.
Vinca thotë se këtë ditar e ka shkruar kur po qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Botimi i titulluar “Ditari i pandemisë”, sipas Vincës, është mirëpritur nga kritika.
Pas Prishtinës, “Ditarin e pandemisë”, Agim Vinca do ta prezantojë në Tiranë dhe Shkup.
Artikuj të ngjashëm