Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, që është simbol i të kaluarës së përbashkët, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”.
Festivali që kontribuon në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, për shkak të pandemisë, sivjet është shtyrë për në fund të vitit.
Kushtrim Koliqi, drejtor i organizatës “Integra”, që e organizon festivalin, rrëfen se si aktori i njohur u bë frymëzim për “Mirëdita, Dobar Dan”.
Sipas Koliqit, edhe 10 vjet pas vdekjes institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta festuar trashëgiminë artistike të Bekim Fehmiut.
Vitin që shkoi në kuadër të “Mirëdita, Dobar Dan” u realizua aktiviteti “E diela me Bekim Fehmiun”, dhe për dy muaj rresht në ekranin e Kohavisionit u shfaqen 8 filma në të cilët paraqitet aktori.
Edhe
“Mbledhësit e puplave” hap maratonën e filmave me Bekim Fehmiun
Sonte, nga ora 21:30, në kujtim të Bekim Fehmiut, në KTV do të shfaqet filmi “Mbledhësit e puplave”.
“Mbledhësit e puplave”, prodhim i vitit 1967, konsiderohet njëri prej filmave më të rëndësishëm të kinematografisë jugosllave.