Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bees & Honey ndezi publikun në "Sunny Hill", radha për Roya e Tyson O’Brien

Sunny Hill Festival

Publiku ka shijuar koncertin e Bees & Honey, ndërsa mbrëmja po vazhdon me Roya dhe Tyson O'Brien. 

Ndërkohë, në hapësirat e festivalit atmosfera po bëhet gjithnjë e më elektrizuese, me mijëra pjesëmarrës që po presin kulmin e natës.

Të gjitha sytë do të jenë të drejtuar nga Sunny Hill Stage ku pritet të ngjitet superylli i muzikës elektronike Martin Garrix. Performanca e tij konsiderohet momenti më i shumëpritur i ditës së tretë të festivalit dhe pritet të mbledhë turmën më të madhe të fundjavës.


Festa në skenën kryesore të "Sunny Hill" në ditën e tretë dhe përmbyllëse ka nisur.

Aktualisht po performon, DJ Kim Turnbull.

Vërehet numër më i ultë i pjesëmarrësve aktualisht duke bërë me dije se publiku po e ruan energjinë për Martin Garrix në skenën kryesore e Adam Port në skenën C4.
 

Lexo përditësimet tjera
Martin Garrix

Nën “elektrizimin” e Garrixit kulmon nata përmbyllëse e “Sunny Hillit”