Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Garrix elektrizon skenën e "Sunny Hill"

1 muaj më parë / 2 gus 2026 23:00 Nga: Besartë Elshani
Garrix

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Sunny Hill Stage ku është ngjitur superylli i muzikës elektronike Martin Garrix. Ngjitja e tij u përcoll me spektakël fishekzjarresh. Performanca e tij është momenti më i shumëpritur i ditës së tretë dhe të fundit të festivalit "Sunny Hill". Garrix ka mbledhur turmën më të madhe të fundjavës.

Ai është rikthyer në skenën e "Sunny Hill". Mori pjesë për herë të parë në vitin 2018, në edicionin e parë të festivalit.  

Bees & Honey ndezi publikun në "Sunny Hill", radha për Roya e Tyson O’Brien

1 muaj më parë / 2 gus 2026 20:39 Nga: Besartë Elshani
Sunny Hill Festival

Publiku ka shijuar koncertin e Bees & Honey, ndërsa mbrëmja po vazhdon me Roya dhe Tyson O'Brien. 

Ndërkohë, në hapësirat e festivalit atmosfera po bëhet gjithnjë e më elektrizuese, me mijëra pjesëmarrës që po presin kulmin e natës.

Të gjitha sytë do të jenë të drejtuar nga Sunny Hill Stage ku pritet të ngjitet superylli i muzikës elektronike Martin Garrix. Performanca e tij konsiderohet momenti më i shumëpritur i ditës së tretë të festivalit dhe pritet të mbledhë turmën më të madhe të fundjavës.


Festa në skenën kryesore të "Sunny Hill" në ditën e tretë dhe përmbyllëse ka nisur.

Aktualisht po performon, DJ Kim Turnbull.

Vërehet numër më i ultë i pjesëmarrësve aktualisht duke bërë me dije se publiku po e ruan energjinë për Martin Garrix në skenën kryesore e Adam Port në skenën C4.