U çel sot konferenca për mediet për ekspozitën e parë që do të mbahet këtë sezon në Galerinë Kombëtare të Arteve. “As mik as armik” është ekspozita e artistit nga Kosova, Sokol Beqiri, që do të çelet nesër në Tiranë.
Mirëpo, gjatë kësaj konference i pranishëm ishte edhe artisti Ermir Grezda, i cili kishte ardhur të përcillte në formë proteste një mesazh, për sa i përket menaxhimit të Galerisë Kombëtare nga drejtuesi aktual Erzen Shkololli, si dhe Ministria e Kulturës.
Me një pankartë ku evidentohet fakti se drejtuesi aktual i GKA-së ka përjashtuar nga ky institucion për 2019-ën artistët e Tiranës, Grezda priti jashtë galerisë duke qenë se sot nuk u lejua të vizitonte ekspozitën. Pasi siç qartëson stafi artistëve iu është dërguar ftesa për ditën e nesërme/Anila Dedaj, "Shekulli"
-
Ekspozita “As mik, as armik” në Tiranë, hapësira ku arti shuan kufijtë
-
Galeria Kombëtare e Kosovës hap letrat e dekadës së parë të saj, sonte në “Express”
-
Galeria Kombëtare sivjet përball gjeneratën pioniere me artistët e rinj
-
Muaji i edukimit në Galerinë Kombëtare për një imazh multidisiplinar
-
“Bazuar në ngjarje të vërtetë” drejt dokumentimit artistik të pandemisë