Kulturë

Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës

ARsi Bako

Arsi Bako është fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK.

Bako mori “Diamantin e Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, në frymën e rockut.

“Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit”, ka thënë ajo pasi mori çmimin.  

Në vendin e dytë doli Florent Abrashi me “Unë dhe Ti”, ndërsa të tretin e zuri Arjeta Palushaj me “Andrra”.

E Bako në këtë edicion mori edhe Çmimin e Kryeqytetit.

Në mbrëmjen finale u ndanë edhe disa çmime të tjera. Çmimi i Orkestrës që iu nda Art Lokajt me këngën “Ty”.  “Pena e argjendtë” për tekstin më të mirë iu nda Teutë Halilin me “Amin”.

Në mbrëmjen finale performuan të 10 konkurrentët e zgjedhur nga juria prej netëve gjysmëfinale. Në mbrëmjen finale performuan edhe Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna si mysafirë.