Sonte në “Express” ju sjellim të përmbledhura tri netët e Festivalit të këngës në RTK. Me refrenin e shpresën e përvitshme për Kosovën në “Eurovision”, Festivali ka mbyllur edhe kapitullin e tretë me standardin tashmë të krijuar e me sfidat që nuk veniten dot. Por “Rreze zjarr” nga Arsi Bako, ka qenë kulmimi të shtunën mbrëma kur ka marrë “Diamantin blu”.
Po ashtu ju sjellim edhe një material nga skena e muzikës klasike në vend. Për dy mbrëmje, është rikthyer në qendër të vëmendjes krijimtaria e kompozitorit gjerman Ludwig van Betoven, në ngjarjen që ka lënë shenjë në historikun e Filharmonisë së Kosovës. Ekzekutuar në Kosovë për herë të parë si cikël i plotë, në dirigjim të Peter Valentoviqit, ky projekt ka shtrirë për dy net një rrugëtim që pasqyron evolucionin e kompozitorit nga periudha klasike deri në shpërthimin e romantizmit të hershëm.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Rita Ora, Yll Limani, Kendrick Lamar, Olivia Dean dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!