Dokumentari i ri “Hollywood’s Architect” mbi Paul Revere Williamsin përkujton jetën dhe veprën e afro-amerikanit “arkitekt deri në yje”, që u shpërblye pas vdekjes me “AIA Gold Medal” në vitin 2017.
Siç bëhet e ditur në “Hollywood's Architect: The Paul R. Williams Story”, të ishe arkitekt afro-amerikan në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e parë të shekullit të 20-të nuk ishte aspak e lehtë. Duke u ballafaquar me atë që ai e quante “muri bosh i dekurajimit”, mësuesit e tij në shkollën e lartë i kishin thënë se ai nuk mund të ishte arkitekt për shkak se të bardhët nuk do të merrnin në punë një arkitekt afroamerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa ai shpërfilli këtë këshillë për t’u bërë një arkitekt i dëgjuar në Kaliforninë Jugore, atij iu desh të zhvillonte teknika për të tejkaluar racizmin e asaj kohe. Më befasuesja, siç provohet në dokumentar, ai u mësua të vizatonte së prapthi ashtu që vepra të shihej nga klienti i bardhë përballë.
William bëri nam për dizajnimin e shtëpive të yjeve në Hollywood, por aftësia e tij si arkitekt u shtri edhe në tipa të tjerë ngrehinash, si kishat, shkollat, hotelet e ndërtesat qeveritare. Më të famshmet janë Theme Building në Lax Airport dhe Beverly Hills Hotel, logoja e të cilit është vetë nënshkrimi me dorë i Williamit.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)