Në një ceremoni përplot polemika midis komunitetit kinematografik dhe festivalit, “Berlinale” ka ndarë çmimet e edicionit të 76-të. Filmi “Yellow Letters ” nën regji të turkut Ilker Çatak dhe me producent Ingo Fliess ka marrë “Ariun e Artë” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Juria e ka vlerësuar filmin për “gjuhën mjeshtërore të dhembshurisë filmike”.
Regjisori i filmit ka thënë se rrjedha e ceremonisë së ndarjes së çmimeve e së shtunës mbrëma i ka ngjarë njërës prej skenave të filmit triumfues të edicionit të sivjetmë të festivalit.
Ka bërë thirrje që këto konfrontime të mos jenë midis komunitetit kinematografik por të bashkohen kundrejt politikës së partive të djathta e nihilizmit të kësaj kohe.
-
Berlinalja në një ekuilibër delikat mes polemikave për Gazën
-
Thellohet kriza në Berlinale, drejtueses i lëkundet karrigia
-
Ylli i Fatlume Bunjakut me “Shooting Stars” në “Berlinale”, dëshmi e rrugës së duhur
-
Artistët kërkojnë nga organizatorët e Berlinales qëndrim të qartë për Gazën
-
“Sentimental Value”, fitues i “Oscarit” evropian që thërret për liri