Krahas përgatitjeve për edicionin e njëmbëdhjetë të festivalit, organizata “Anibar” po punon edhe për avancim të filmit të animuar.
Nëpërmjet një punëtorie online, ekipi i “Anibarit” e ka diskutuar hartimin e strategjisë pesëvjeçare, që parasheh zhvillimin e Akademisë së Animacionit në Prishtinë e Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas drejtorit ekzekutiv të organizatës “Anibar”, Vullnet Sanaja, kjo strategji do të parashohë edhe edukimin përmes artit dhe nxitjen e qytetarisë aktive.
Sipas Sanajës, hartimi i një dokumenti të tillë do të bëhet me qëllim që “Anibar”-i të kontribuojë për një qytet me ekonomi të zhvilluar përmes kulturës, raporton KOHA.
Sanaja ka folur edhe për përgatitjet për edicionin e ri të festivalit të filmit të animuar, që si pasojë e pandemisë pritet të ketë ndryshime.
Hapësira e kinemasë “Jusuf Gërvalla”, ku shfaqen filmat e “Anibarit”, është dezinfektuar këtyre ditëve.
“Janë marrë me kohë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit dhe së shpejti do të vazhdohet me programe kulturore në kinema, gjithmonë duke i respektuar vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, është shkruar në njoftimin publik.