Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Albina Kelmendi kërkon votën e shqiptarëve: Urojmë t’ju bëjmë krenarë

Pak orë para nisjes së finales së madhe të “Eurovisionit”, Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve duke uruar që t’i bëjnë krenarë.

Në një video ekskluzive për Kohavisionin, përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë edicion, Albina Kelmendi ka thënë se ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e shqiptarëve.

“Përshëndetje për të gjithë shikuesit e KTV-së. Sonte ma shumë se kurrë kemi nevojë edhe një herë për mbështetjen e juaj që të ngrihemi sa më lartë. Sonte do të shihemi në finalen e madhe, ndërsa ju mos harroni ta votoni numrin dhjetë. Nga zemra ju falënderojmë për mbështetjen që na keni dhënë deri tash dhe urojmë t’ju bëjmë krenarë sa më shumë”, ka thënë ajo në një videoincizim.

Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”. Në finalen e sotme ajo performon e dhjeta nga 26 finalistët. “Eurovisioni i sjvetshëm sjell ndryshime në sistemin e votave. Për herë të parë në historinë e garës, shikuesit nga të gjitha vendet, përfshirë Kosovën, mund ta votojnë të preferuarin e tyre.

Si të votoni për Albina Kelmendin? (Detajet)

Të gjithë shikuesit mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar “Eurovision Song Contest”, që është në iOS dhe Android, dhe në faqen www.esc.vote, përfshirë edhe nga vendet jo-pjesëmarrëse.

Votimi hapet pas këngës së fundit dhe do të zgjasë 40 minuta. Dhjetë këngët që marrin më shumë vota nga vendet jo-pjesëmarrëse do të marrin pikë nga 1-12 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12). Votat e vendeve jo-pjesëmarrëse llogariten si votat e një vendi pjesëmarrës.

Edhe Si mund të votoni për Albina Kelmendin? Kulturë Si mund të votoni për Albina Kelmendin?

Publiku, nga vendet pjesëmarrëse në “Eurovision”, jep gjithsej 2204 pikë (58 nga “pjesa tjetër e botës”, 2146 nga vendet pjesëmarrëse).

Në finale shënohen edhe votat e jurive kombëtare. 37 prej tyre japin gjithsej 2146 pikë. Këto pikë jepen veçmas nga pikët e audiencës, kështu që çdo vend pjesëmarrës jep dy herë pikë nga 1 në 12. Në rast se dy vende kanë të njëjtin numër pikësh në finale, vendi që ka pikë më shumë nga audienca ka përparësi.