Videoja e performancës së Albina Kelmendit dhe familjes së saj në “Eurovision 2023”, është ndër videot më të klikuara në llogarinë e festivalit në Instagram.
Albina, e cila me “Duje” sivjet e përfaqëson Shqipërinë në garën evropiane të këngës, e arriti suksesin e parë të enjten mbrëma duke u kualifikuar për finalen e madhe të “Eurovisionit” që mbahet të shtunën më 13 maj.
Por siç duket performanca e saj po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pasi në faqen e festivalit në Instagram është klikuar nga 1.6 milionë persona brenda 18 orëve të para të postimit, ka marrë 62 mijë pëlqime dhe më shumë se 7 mijë komente. Vetëm peformancat e përfaqësuesve të Izraelit, Suedisë dhe Italisë e kalojnë me numrin e klikimeve në këtë rrjet social.
Ndërsa, interpretimi fantastik dhe plot energji i Rita Orës në gjysmëfinalen e parë të festivalit, në Instagram i numëron 617 mijë klikime.
-
Albina Kelmendi kërkon votën e shqiptarëve: Urojmë t’ju bëjmë krenarë
-
Si mund të votoni për Albina Kelmendin?
-
Sonte finalja e madhe e “Eurovisionit”, Shqipëria dëgjohet edhe një herë nga Liverpooli
-
Familja Kelmendi pyetet për Serbinë në “Eurovision”: Muzika lë pas gjithçka
-
Shqipëria me “Duje” shkon në finalen e “Eurovisionit”