Këngëtarja që e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion bashkë me familjen e saj, Albina Kelmendi ka thënë se falënderon të gjithë ata që e kanë votuar.
Ajo ka thënë se i gjithë ekipi ka kaluar një vit me plot sfida e punë, por ka shtuar se janë krenarë që e kanë përfaqësuar Shqipërinë ashtu siç kishin premtuar.
“Ne kemi kaluar shumë sfida, një vit pa u ndalë jemi munduar ta japim maksimumin. Ne jemi krenarë dhe me kokën lartë që e përfaqësuam Shqipërinë ashtu siç premtuam. Ne e dëshmuam që jemi shqiptarë me zemër të madhe”, ka thënë ajo.
Albina dhe familja Kelmendi janë renditur të 22-të, derisa fituese e Eurovizionit këtë vit, është Suedia.
Artikuj të ngjashëm
-
Albina Kelmendi kërkon votën e shqiptarëve: Urojmë t’ju bëjmë krenarë
-
Familja Kelmendi pyetet për Serbinë në “Eurovision”: Muzika lë pas gjithçka
-
Kjo ishte renditja e Shqipërisë në gjysmëfinale të Eurovisionit, nuk ishte e para
-
Nga ky shtet Shqipëria mori 12 pikë nga votimi i publikut në Eurovision 2023
-
Shqipëria përfundoi e 22-ta në Eurovision, reagon bashkëshorti i Albina Kelmendit