Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Ajo” në garë për çmimin e festivalit të Kajros

Prishtinë, 1 nëntor – “Ajo” – filmi që rrëfen historinë e një gruaje viktimë të dhunës familjare, e cila për shkak të normave të shoqërisë patriarkale hesht për dhunën që ushtrohet mbi të – do të shfaqet në një festival të kategorisë “A”. Filmi me regji e skenar të More Raçës është në konkurrencë zyrtare për çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, në kuadër të seksionit “Cinema of Tomorrow” (Kinemaja e së nesërmes). “Cairo International Film Festival” sivjet mban edicionin e 39-të ndërmjet datave 20 e 29 nëntor.

“Ajo” është edhe në garë për t’u nominuar për çmimet prestigjioze ‘Oscars’, pas përzgjedhjes si një ndër finalistët e festivalit “Manhattan Short Film Festival”. Filmi ishte shfaqur edhe në festivalin “Festa del Cinema di Roma”.

Rrëfimi që shtjellon “Ajo” ndërtohet mbi fatin e një gruaje që hesht për dhunën që ushtrohet mbi të, për shkak të normave të shoqërisë patriarkale/E.B (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).