Ish-drejtori i fotografisë në “KosovaFilm”, Afrim Spahiu, është vlerësuar me çmimin për vepër jetësore në kinematografi, “Bekim Fehmiu”. Ai e ka pranuar Çmimin në një ceremoni të mbajtur pasditen e së martës, në të cilën është kujtuar edhe aktori shqiptar me nam botëror, Bekim Fehmiu në 85-vjetorin e lindjes.
Çmimi vjetor për kinematografi i është dhënë regjisores More Raça. Në ceremoninë e mbajtur në “Kino Armata” në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se shteti do të punojë në dokumentimin dhe prezantimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut.
Artikuj të ngjashëm
-
Shteti merr përsipër dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut
-
Shteti inicion dhe harron dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut
-
Çmimet për kinematografi në pritje të propozimeve
-
Rrëfimi për Bekim Fehmiun, premierë në Prizren
-
“Bekim Fehmiu”, post mortem për Abdurrahman Shalën si ikonë e inspirim