Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

ABBA do t’i kthehet skenës në pranverë

Kanë kaluar 40 vjet qëkur Björn Ulvaeus, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Benny Andersson u bashkuan në një studio. Ata po realizojnë albumin e ri, “Voyage”. Ai ka 10 këngë të reja, dhe dy janë te gatshme tashmë. Pranverën e ardhshme, katër këngëtarët suedezë – të gjithë në të 70-t e tyre – do të dalin në skenë në një arenë të ndërtuar në Londër, por vetëm si hemogramë me pamje kur ishin të rinj.

Historia e suksesit të ABBA filloi me këngën “Waterloo”, të cilën ata e interpretuan në “Eurovision Song Contest” në Brighton, Angli në vitin 1974. Që atëherë, anëtarët e grupit filluan përhapjen e një manie të tyre te publiku, që zgjati në tetë vjetët e ekzistencës së grupit të tyre. ABBA ka shitur më shumë se 380 milionë disqe.

Një vit para fitores së tyre në “Eurovision”, ABBA nuk arriti të hynte në parazgjedhjen suedeze të konkursit. Ndoshta ky dështim e bëri më të ëmbël suksesin e tyre vitin e ardhshëm me “Waterloo” të shkruar nga Benny Andersson. Hite të shumta pasuan si “Dancing Queen”, “Money, Money, Money”, “Super Trouper” dhe “The Winner Takes It All”.

Në vitin 1977, ABBA shkoi në turneun e tyre të parë botëror, duke performuar në Evropë dhe Australi, ku kishin shumë fansa. Në të njëjtin vit "ABBA: The Movie" festoi premierën botërore në Australi. Grupi gjithashtu performoi për bamirësi, duke përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 1979. Edhe sot, të ardhurat nga kënga hit “Chiquitita”, e cila u interpretua atje, shkojnë për UNICEF.

Ajo që fillimisht funksiononte në mënyrë kaq harmonike në vitet ‘70 – muzika pop e shkruar dhe e realizuar nga dy çifte që ishin shokët më të mirë – u sforcua nga vitet ‘80. Të dy çiftet u divorcuan dhe në vitin 1982 ABBA “mori një pushim”, siç tha Lyngstad. Por që atëherë ata nuk janë bërë më bashkë. Edhe pse janë paralajmëruar dy këngë të reja për vitin 2019, ato ende nuk janë publikuar.

Faqja zyrtare e “Eurovision Song Contest” njoftoi në verën e vitit 2020 se pesë këngë të reja të ABBA mund të publikohen në vitin 2021. Grupi gjithashtu donte të shkonte në turne si “ABBAtars” - me avatarë holografikë që luanin në skenë në vend të vetë anëtarëve të grupit.

Edhe Grupi “Aqua” ndahet pas 30 vjetësh Showbiz 2 muaj më parë Grupi “Aqua” ndahet pas 30 vjetësh

Përderisa Agnetha dhe Frida kanë rifilluar karrierën e tyre solo vitet e fundit, Benny dhe Bjorn vazhduan të punonin së bashku, si në skenën muzikore “Mamma Mia!” me këngë ABBA. Produksioni u shndërrua në filmin e vitit 2008 me të njëjtin emër, me një vazhdim në vitin 2018 të titulluar “Mamma Mia! Here We Go Again”.

Jo shumë grupe kanë një muze kushtuar atyre, por ABBA e ka. Në vitin 2013, “ABBA The Museum” u hap në Stokholm dhe mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar.

Folegj: Pranverën e ardhshme, katër këngëtarët suedezë – të gjithë në të 70-t e tyre – do të dalin në skenë në një arenë të ndërtuar në Londër, por vetëm si hemogramë me pamje kur ishin të rinj