Pop grupi legjendar “Abba” ka befasuar fansat duke bërë të ditur ditë më parë se do të sjellin album, pas 40 vitesh largim nga muzika.
“Abba Voyage” është titulli i albumit i cili pritet të lansohet në nëntor, para një seti të koncerteve “revolucionare” ku legjendat suedeze të muzikës do të interpretojnë hitet e tyre “Mamma Mia” e “Waterloo”.
Katërshja e cila ishte ndarë në vitin 1982, kanë deklaruar se kanë përfunduar duke regjistruar këngë të reja, derisa ishin duke punuar për paraqitjet skenike të koncerteve.
“Në fillim kishim vetëm dy këngë, mirëpo më pas thamë ‘epo ndoshta është mirë të bëjmë edhe disa të tjera”, ka thënë Benny Andersson, anëtar i grupit.
Këngët e reja do të luhen gjatë koncertit të bendit, të titulluar po ashtu “Abba Voyage” i cili do të nisë vitin e ardhshëm, në një zonë të ndërtuar veçantë për grupin, në Londër.