Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Abba krijon ueb faqe para se të nisë lansimin e këngëve të reja

Pop grupi i famshëm Abba ka lëshuar një lajmërim, në kohën kur fansat janë duke pritur me padurim muzikën më të re, pas 39 vjetësh.

Grupi suedez ka lansuar një ueb faqe të enjten, të quajtur “Abba Voyage”, duke kërkuar edhe nga fansat që të shënojnë ato që u interesojnë lidhur me projektin e ri.

Pritet po ashtu që Abba të nis së shpejti edhe turneun, të cilin e kishin paralajmëruar qysh në vitin 2016. Grupi po ashtu pritet të realizojë pesë këngë të reja, për të shoqëruar turneun e ri.

Kuarteti i përbërë nga: Agnetha Faltskog, Anna – Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson, i janë kthyer studios muzikore në vitin 2018, duke premtuar dy këngë të reja për fund të këtij viti.

Këngët “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Doën”, janë shtyrë në vazhdimësi derisa bendi tani është duke planifikuar të realizojë pesë këngë të reja, për të falënderuar fansat për durimin.

Abba janë të njohur me hitet e tyre “Mamma Mia”, “Dancing Queen” dhe “Waterloo”.