Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Abba tregon nëse do të rikthehet si grup

Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson të grupit Abba kanë përjashtuar ribashkimin në Garën e Këngës së Eurovisionit 2024 në Suedi.

Vitin e ardhshëm do të jetë përvjetori i 50-të i fitores së grupit në Eurovision me këngën “Waterloo”.

Që kur Abba fitoi në vitin 1974, Suedia ka fituar edhe pesë herë të tjera në Eurovision, përfshirë këtë vit në Liverpool, shkroi BBC.

Bjorn dhe Benny – të cilët u zotuan që nuk do të shkonin kurrë më në tur dhe u raportua se kishin refuzuar një ofertë 1 miliard dollarëshe që për luajtur 100 shfaqje – kanë thënë se nuk duan të rikthehen bashkë me Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstad për të performuar – madje as për një natë.

“Nuk dua”, ka thënë Andersson, “dhe nëse nuk dua, të tjerët nuk duan. Është e njëjta për të katërt ne – njëri thotë jo – është jo”.

“Mund ta festojmë 50 vjetorin e Abbas pa dalë në skenë”, shtoi Ulvaeus.

Artikuj të ngjashëm