Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Promovohet në anglisht monografia “The Osmani Brothers”

Monografia e cila nxjerr në pah historinë familjare dhe kontributin e vëllezërve Osmani për çështjen shqiptare është promovuar në gjuhën angleze.

Libri “The Osmani Brothers” (Vëllezërit Osmani), botuar nga Botimet KOHA është një përpjekje e çmuar për të shpalosur me fakte angazhimin dhe kontributin e familjeve mërgimtare shqiptare, në veçanti të familjes Osmani në përkrahje të atdheut në ditët vendimtare të mbijetesës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vepra me autor Emin Kabashin ishte botuar fillimisht në shqip nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në shkurt të vitit 2020. Libri është përkthyer nga Alexandra Channer.

Të mërkurën në promovimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” të pranishmit kanë çmuar kontributin që kanë dhënë për çështjen shqiptare vëllezërit nga Kosova të cilët jetësojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

{gallery}