Monografia e cila nxjerr në pah historinë familjare dhe kontributin e vëllezërve Osmani për çështjen shqiptare është promovuar në gjuhën angleze.
Libri “The Osmani Brothers” (Vëllezërit Osmani), botuar nga Botimet KOHA është një përpjekje e çmuar për të shpalosur me fakte angazhimin dhe kontributin e familjeve mërgimtare shqiptare, në veçanti të familjes Osmani në përkrahje të atdheut në ditët vendimtare të mbijetesës.
Vepra me autor Emin Kabashin ishte botuar fillimisht në shqip nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në shkurt të vitit 2020. Libri është përkthyer nga Alexandra Channer.
Të mërkurën në promovimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” të pranishmit kanë çmuar kontributin që kanë dhënë për çështjen shqiptare vëllezërit nga Kosova të cilët jetësojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
{gallery}
-
Familja në shërbim të kombit
-
Vëllezërit Osmani – mësimi i fisnikëve për atdhedashurinë
-
Zëri i shqiptarisë në diasporë: Familja Osmani përherë në shërbim të atdheut | Pjesa III
-
Me lobin për demokraci dhe pavarësi: Familja Osmani përherë në shërbim të ardheut | Pjesa e dytë
-
Familja Osmani përherë në shërbim të atdheut | episodi 1