Dirigjenti i njohur holandez Bernard Haitink ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër në moshën 92 -vjeçare.
Ai drejtoi orkestrat më të mira të botës në Londër, Amsterdam, Çikago dhe Dresden, në një karrierë prej 65 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lindur në Amsterdam në vitin 1929, Haitink fitoi shumë çmime dhe ishte një figurë kryesore në skenën e muzikës klasike në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe në muajt e fundit të tij në podium, shfaqjet e tij me Orkestrën Simfonike të Londrës u përshkruan si "magjepswse".
Kompania e tij e menaxhimit njoftoi vdekjen e tij të enjten vonë në mbrëmje, duke thënë se një nga dirigjentët më të famshëm të gjeneratës së tij kishte vdekur i qetë në shtëpinë e tij, shkruan BBC.
Ishte në Holandë ku Bernard Haitink krijoi reputacionin e tij si dirigjent, duke filluar karrierën e tij muzikore si violinist pasi kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij nën pushtimin nazist.
Haitink performoi me pothuajse të gjitha orkestrat e mëdha të botës, veçanërisht në Britani me Filarmoninë e Londrës, Operën Mbretërore dhe Opera të Festivalit të Glyndebourne.