Regjistori i famshëm i filmit, William Friedkin, ka vdekur të hënën në moshën 87-vjeçare, raporton BBC.
Friedkin kishte bërë famë me filmin horror “The Exorcist”.
“Ai kishte një jetë të mrekullueshme. Ishte gati 88-vjeçar – filmi i tij i ri do të publikohet. Ishte bashkëshorti më i mrekullueshëm në botë. Ishte babai më i mrekullueshëm në botë. Kishte një jetë të madhe të mrekullueshme. Nuk kishte asnjë ëndërr të pa realizuar”, ka thënë e veja e tij Sherry Lansing.
Friedkin vdiq të hënën në Los Angeles. Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes. Regjistori kishte pasur probleme shëndetësore në vitet e fundit.
Në mesin e filmave të tij të famshëm është edhe “The French Connection”, që fitoi pesë çmime në “Academy A]ards”, përfshirë edhe atë për regjisorin më të mirë.