Kulturë

“Cancel Culture” zbërthehet edhe me italianen në “mision” për shkeljen e lirisë në Kosovë

Nga e majta: Agon Rexhepi, Alida Bremer, Francesca Borri, Ralph Hammerthaler, në panelin me temën “Liria, kultura dhe fjala e lirë vs. ‘cancel culture’”, të dielën në teatrin “Oda”, në ditën e fundit të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”

Në vitin 2004 Francesca Borri ishte në fund të studimeve në Firence. Si studente e drejtësisë, asokohe hamendësonte se si do të merrej me të drejtat e njerëzve. Me gjasë, të paktën prej asaj që ka treguar, zor t’i ketë shkuar mendja se për disa muaj do të ishte e sforcuar që të shkelte të drejtat e njeriut. Por kjo do t’ia ndërronte jetën për 180 shkallë. Është pikërisht Kosova përvoja që do ta bënte Borrin ajo që është sot. Në vendin që asokohe ishte nën administrim të Kombeve të Bashkuara, Borri pa realitetin ku njerëzit trajtoheshin si qenie të rrezikshme. Ata s’duhej të udhëtonin.

 

Francesca Borri është rikthyer në Kosovë si pjesëmarrëse në festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polip”. Gazetare e zonja, reportere nga Lindja e Mesme, shkruan dhe letërsi, por në debatin midis shkrimtarëve ajo ka sjellë rrëfimin e saj të vërtetë. Para 17 vjetësh kishte punuar në atë që sot është Ambasada e Italisë në Kosovë. “Puna ime ishte t’i refuzoja vizat për të gjithë”, ka kujtuar ajo duke zbardhur prapaskenat e lojës me ata që aplikonin për viza. Aty e kuptoi se po shkelte të drejtat e njeriut, e tash si gazetare përballet me ata që vrasin e cenojnë lirinë. “Liria, kultura dhe fjala e lirë vs. ‘cancel culture’”, ka qenë titulli i panelit, ku pos saj kanë marrë pjesë edhe shkrimtari gjerman Ralph Hammerthaler e poeti nga Kosova, Agon Rexhepi

Në vitin 2004 Francesca Borri ishte në fund të studimeve në Firence. Si studente e drejtësisë, asokohe hamendësonte se si do të merrej me të drejtat e njerëzve. Me gjasë, të paktën prej asaj që ka treguar, zor t’i ketë shkuar mendja se për disa muaj do të ishte e sforcuar që të shkelte të drejtat e njeriut. Por kjo do t’ia ndërronte jetën për 180 shkallë. Është pikërisht Kosova përvoja që do ta bënte Borrin ajo që është sot. Në vendin që asokohe ishte nën administrim të Kombeve të Bashkuara, Borri pa realitetin ku njerëzit trajtoheshin si qenie të rrezikshme. Ata s’duhej të udhëtonin.

Përvojën e saj e ka ndarë me audiencën e ditës së fundit të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”.