Sporte të tjera

Pas fitores ndaj Bullgarisë, Kosova U19 mposhtet nga Ukraina

Kosova

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të dielën në Telavi të Gjeorgjisë, hendbollistet e Kosovës u mposhtën nga Ukraina me rezultat bindës, 27:18. Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë, ndërsa përfundoi 11:10 për ukrainaset e reja. Në pjesën e parë Kosova U19 ishte në epërsi prej dy golash, por pa e mbajtur atë.

Në pjesën e dytë Ukraina ka dominuar plotësisht për të festuar në fund.
Të shtunën Kosova U19 fitoi bindshëm ndaj Bullgarisë. 
Të martën luan ndeshjen e radhës ndaj Sllovakisë, që po ashtu vlerësohet cilësore për Evropianin B.

 Krasniqi u shpall lojtarja më e mirë e Kosovës. Ajo i shënoi dy gola. Katër i kishte Diona Dresh, ndërsa nga tri i shënuan Sara Gjergjaj, Elona Zeneli dhe Arjeta Imeraj. Alina Shabani i bëri nëntë pritje.