Sporte të tjera

Hendboll, Kosova U19 mposhtet nga Sllovakia

Hendboll, Kosova U19

Ndonëse luajti ndeshje të fortë, Kosova U19 e ka pësuar humbjen e dytë në Evropianin e Divizionit B në hendboll.

Të martën në Telavi të Gjeorgjisë, hendbollistet e reja të Kosovës pësuan 26:22 nga Sllovakia, favoritja e Evropianit.

Për rreth 40 minuta, Kosova ishte e barabartë me Sllovakinë. Më pas sllovaket e reja nisën shkëputjen për fitoren me katër gola dallim.

Kapitenia Sara Gjergjaj u dallua te Kosova me shtatë gola. Ajo u shpall lojtare e ndeshjes. Gjashtë i shënoi Arona Krasniqi, ndërsa pesë Arjeta Imeraj.

Kosova U19 është mposhtur edhe nga Ukraina, ndërsa ka fituar ndaj Bullgarisë.

Të mërkurën luan me Gjeorgjinë.