Kulturë

“Arkiva intime të hapësirës” gjurmon kujtimet në shtëpinë-shkollë të Herticëve

Vizatimet e planimetrive bazuar në kujtesën e ish-nxënësve që një pjesë të shkollimit e kanë kryer në shtëpi-shkolla janë vizualizuar në skicat e vendosura njëra pas tjetrës në xham, brenda Shtëpisë së Herticëve

Në pritje tash e sa kohë për të nisur punimet që do ta shndërrojnë në muze, shtëpia-shkollë e Herticëve, që mbrohet si monument, është gjallëruar për një ditë me ekspozitën “Arkiva intime të hapësirës”, e cila nëpërmjet skicave të atyre që e vijuan mësimin aty krijon një narracion për të, bazuar ekskluzivisht në kujtime

Shtëpia e Herticëve, e cila për gati një dekadë u bë shkollë për nja një mijë nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, të mërkurën ka pritur dhjetëra studentë të Fakultetit Filozofik, të cilët kanë vizituar çdo cep të objektit i cili u bë sinonim i arsimit paralel në Prishtinë. Prej vitit 1991 deri më 1999, dhjetë prej pesëmbëdhjetë dhomave të kësaj shtëpie u shndërruan në klasa. Bankat e tabela në njërën prej dhomave dëshmojnë se banorët e parë aty ishin nxënësit.