Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rikthimi në Prishtinë i mezosopranos Tynde Gajdosh

Tynde Gajdosh, mezosoprano hungareze që karrierën e ka zhvilluar në Gjermani, e ka një lidhje të veçantë me Kosovën.

Në vitet ‘80 do të vinte në Prishtinë për të studiuar, e tash po e ndan përvojën e saj në një masterklasë me studentët kosovarë, raporton KOHA.

Festivali “DAM” e ka ftuar t’i bashkohet një edicioni të veçantë, të realizuar në kushte pandemie dhe Gajdosh e ka dëgjuar zemrën duke thënë “po”.

Rikthimi në Prishtinë është një përvojë interesante për të.

Gajdosh, e cila është ligjëruese në qytetin Munsk, flet sesi ka ndikuar pandemia në skenën muzikore gjermane.

Edhe “DAM” sivjet nis komunikimin me publikun nëpërmjet “Zë DAM” Kulturë “DAM” sivjet nis komunikimin me publikun nëpërmjet “Zë DAM”

Ajo e ka në plan që përjetimet e kohës sa ishte studente t’i përmbledhë në një libër.

Tynde Gajdosh ishte studente e mezosopranos së famshme serbe Juliana Anastasijeviq, e cila në vitin 1983 erdhi për të ligjëruar në Prishtinë në Fakultetin e Arteve.