Regjisori Samir Karahoda, të cilit iu nda çmimi për kinematografi vjetore nga Ministria e Kulturës ka filluar xhirimet për filmin e ri.
“Table Stories”, film ky i bazuar në ngjarje të vërtetë, flet për të rinjtë kosovarë të cilët nuk kanë mbështetje institucionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarahoda në Express të KTV-së ka bërë të ditur se televizioni franko-gjerman, “ARTE”, ka blerë të drejtat për transmetim premierë të filmit, ende pa u xhiruar.
“Kjo nuk ndodh shpesh, të bëhet pagesa për filmin ende pa u kryer. Kam pasur një takim me drejtuesen e televizionit dhe pas bisedës që kishim ku i tregova ngjarjen që shtjellohet, më kërkoi dosjen dhe pastaj u dakorduam për hapat tutje”, ka thënë ai.
Filmi me frakturë dokumentare ka në fokus disa sportistë të pingpongut dhe rrëfimet e tyre. Sipas Karahodës, “Table Stories” ka të bëjë me fenomenin ku fëmijët, rinia e sotme, entuziastët e sportit, me gjithë dëshirën për t’u marrë me sport, nuk kanë ku t’i ndjekin ëndrrat e tyre.