Regjisori Samir Karahoda, të cilit iu nda çmimi për kinematografi vjetore nga Ministria e Kulturës ka filluar xhirimet për filmin e ri.
“Table Stories”, film ky i bazuar në ngjarje të vërtetë, flet për të rinjtë kosovarë të cilët nuk kanë mbështetje institucionale.
Karahoda në Express të KTV-së ka bërë të ditur se televizioni franko-gjerman, “ARTE”, ka blerë të drejtat për transmetim premierë të filmit, ende pa u xhiruar.
“Kjo nuk ndodh shpesh, të bëhet pagesa për filmin ende pa u kryer. Kam pasur një takim me drejtuesen e televizionit dhe pas bisedës që kishim ku i tregova ngjarjen që shtjellohet, më kërkoi dosjen dhe pastaj u dakorduam për hapat tutje”, ka thënë ai.
Filmi me frakturë dokumentare ka në fokus disa sportistë të pingpongut dhe rrëfimet e tyre. Sipas Karahodës, “Table Stories” ka të bëjë me fenomenin ku fëmijët, rinia e sotme, entuziastët e sportit, me gjithë dëshirën për t’u marrë me sport, nuk kanë ku t’i ndjekin ëndrrat e tyre.
-
Përfundojnë xhirimet e filmit “Table Stories” nga Samir Karahoda
-
Filmi i ri i Samir Karahodës prek temën e emigrimit
-
Filmi i shumëshpërblyer “Pa vend” e vazhdon rrugëtimin nëpër festivale
-
Borxhe, burokraci e vonesa – “skenari” i filmave vendorë deri te suksesi
-
“Pa vend”, filmi nga Kosova në garë për “Palmën e Artë” të Kanës