Projekti filmik i shkurtër hibrid (zhanri dokufiction) “Table Stories” me regji dhe skenar nga Samir Karahoda, dhe me producent Eroll Bilibanin, ka përfunduar xhirimet përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia.
Sipas njoftimit nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi bazohet në ngjarjet e vërteta të anëtarëve të ekipit të pingpongut në Prizren, të cilët pas pranimit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut me të drejta të plota, e kuptojnë që ata nuk kanë hapësirë për stërvitje.
“Kjo i shtyn këta entuziastë të mobilizohen për ta riaktivizuar klubin dhe mbajtur gjallë ëndrrat dhe vetë këtë sport në qytet”, thuhet në njoftim.
Projekti është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkfinancuar nga Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, në koproduksion me Televizionin Kulturor Europian ARTE dhe mbështetur logjistikisht nga DokuFest.
-
“Table Stories”, filmi që bazohet në ngjarje reale dhe i xhiruar në pandemi
-
Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër hibrid “Table Stories”
-
“Table Stories” – një rrëfim i vërtetë nga ëndërrimtarët e harruar
-
Ende pa u xhiruar, “ARTE” blen të drejtat e transmetimit të filmit të Karahodës
-
“Pa Vend” si reflektim i thellë mbi vullnetin – fitues në Qipro