Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër hibrid “Table Stories”

Të hënën, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër hibrid (zhanër dokufiction) “Table Stories”.

Ky film është produksion i SK Pictures, i subvencionuar nga Qendra Kinematrografike e Kosovës dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe Televizioni Kulturor Evropian “Arte”.

Filmi me regji dhe skenar të Samir Karahodës, është projekt që bazohet në ngjarjet e vërteta të anëtarëve të ekipit të pingponguitqë nga pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut me të drejta të plota. Ata e kuptojnë se nuk kanë hapësirë për stërvitje, fakt që i nxitë dy entuziastë të mobilizohen për ta riaktivizuar klubin e pingpongut dhe përgatitjet për gara të mëdha ndërkombëtare. Por ata nuk janë të vetëdijshëm për rrugëtimin që i pret.

“Edhe pse situata me pandeminë nuk na lejoj t'i fillojmë xhirimet sipas planit origjinal, jemi të lumtur që më në fund u organizuam dhe e konsoliduam ekipën e produksionit për të filluar me xhirimet e projektit tonë të ri”, u shpreh Eroll Bilibani, producenti i filmit 'Table Stories' duke shtuar 'filmi është i zhanrit DokuFiction’, pra një film dokumentar me skena të rikrijuara duke u bazuar në ngjarjet e vërteta të protagonistëve kryesorë të filmit. Jam shumë i lumtur ta vazhdojë bashkëpunimin me Samirin, që e ka një vizion shumë të qartë vizual dhe artistik në portretizimin e shoqërisë në të cilën jetojmë sot përmes reinterpretimit të ngjarjeve nga e kaluara.”

Regjisori i filmit Samir Karahoda shprehet se 'Table Stories do të jetë një tribut ndaj talenteve të rinj të vendit, që për shkak të neglizhencës së institucioneve përgjegjëse detyrohen që vet të gjejnë zgjidhje alternative për të ushtruar aktivitetin e tyre sportiv apo edhe ti shuajnë ëndrrat. Do te jetë një projekt sfidues pasi që i gjithë filmi do të realizohet me protagonistë të vërtetë, por entuziazmi i tyre dhe dëshira për të treguar ngjarjen e tyre më bënë të besoj edhe më shumë si në ta ashtu edhe në projekt.'

Filmi planifikohet të kompletohet rreth muajit maj të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm