Pas trazirave të fundit në SHBA, Banksy është shfaqur me një mural të ri.
“Njerëzit me ngjyrë po dështojnë”, ka shkruar artisti i njohur anonim, duke aluduar tek vrasja e afro-amerikanit George Floyd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanksy ka shfaqur mbështetjen e tij kundër vrasjeve raciste në SHBA, me thirrjen “Jetët e zezakëve vlejnë”.
Murali shfaq skenën e një vigjilje, ku një qiri djeg flamurin amerikan.
Më pas, artisti që mbetet gjithnjë anonim, ka publikuar muralin e realizuar edhe në rrjetin social Instagram, duke shkruar; “Fillimisht mendova që duhet ta mbyll gojën dhe t’ia lë zezakëve të merren me këtë çështje. Por pse ta bëjë këtë? Nuk është problemi i tyre, është problemi im”.
Më pas, duke kritikuar “sistemin e të bardhëve”, ai ka thënë se “ky është një problem i të bardhëve,dhe ata duhet ta zgjidhin këtë”.