Qyteti i cili u kritikua se ngjyrosi një mural të artistit Banksy ka vënë sigurim në vendin ku është paraqitur një vepër e re arti për të cilën shpresohet të jetë e artistit të pakapshëm.
Murali ku shihet një djalë që mban një shkop peshkimi me një maskë të kaltër ishte parë për herë të parë të mërkurën, në murin e “Stone Pier” në Harwich, Essex.
Këshilli i Qarkut Tendring ka thënë se menjëherë kanë vendosur sigurim në atë vend.
Autoritetet ishin kritikuar në vitin 2014 për ngjyrosjen mbi një vepër të artistit Banksy në “Clacton-on-Sea”.
Në lidhje me veprën artistike ku shihet djaloshi që peshkon, një zëdhënës ka thënë: “Ne vendosëm menjëherë sigurim dhe po ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të mbrojtur këtë vepër arti, ndërsa presim konfirmimin se është me të vërtetë pjesa e fundit e veprave të artistit në Anglinë lindore".
Edhe
Tri vepra të Banksyt i kushtojnë Britanisë mbi 170 mijë euro t’i mirëmbajë
Në fillim të këtij muaji 10 murale nga Banksy janë shfaqur në vende të ndryshme në Norfolk dhe Suffolk, në atë që artisti e quajti "një spërkatje e madhe britanike".
Murali të cilin Banksy e pati krijuar në vitin 2014 shfaqte një grup pëllumbash që mbanin parulla kundër imigrimit drejt një zogu me pamje ekzotike.
Ajo u hoq para se artisti të tregonte në rrjetet e tij sociale se ishte vepër e tij pasi që autoritetet kishin pranuar një ankesë se ajo ishte "raciste".
Murali i djalit që peshkon është në një mur ku ka edhe vepra të krijuara nga artisti Aroma në vitin 2019. Vetë artisti ka publikuar në llogarinë ë tij veprën e re që është shfaqur në këtë mur duke pyetur se a është ajo një vepër e artistit Banksy.
Edhe
Banksy godet politikanin arrogant me shtatore në Londër
Njerëzit kanë nisur që të mblidhen rreth veprës dhe janë duke u fotografuar pranë saj.
Banksy zakonisht konfirmon se veprat janë të tij përmes faqeve në internet dhe llogarisë në Instagram.