Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë protestat kundër racizmit në SHBA dhe në vende të tjera

Protestat kundër racizmit janë duke vazhduar në SHBA-së dhe në vende tjera të botës për shkak të vdekjes së George Floydit. Gjatë protestave po bëhet thirrje që të hiqen fondet nga departamentet e policisë dhe të hiqen statuja të ndryshme historike, shkruan CNN.

Në Atlanta protestuesit u përpoqën të bllokonin një rugë kryesore, pasi që Rayshard Brooks, një afroamerikan u vra nga policia gjatë protestave në këtë qytet.

Në Washinton, protestuesit gjithashtu bllokuan një rrugë ndërlidhëse kryesore në qytet. Në Seattle, qendra e qytetit është e okupuar nga protestuesit, dhe disa prej tyre po e quajnë Zona Autonome Capitoll Hill. Çdo ditë ka shumë e më shumë infrastrukturë tek barrikadat, përfshirë mjekë dhe rojtarë, si dhe pika ku po jepen ushqime dhe furnizeme falas.

Me mijëra persona po tregojnë përkrahje edhe për afroamerikanët transgjinorë. Tubimi “Black Lives Matter” në New York iu përkushtua kësaj çështjeje pasi që dy femra transvestite u vranë javën e kaluar.

Ndërsa në Francë pas protestave të bujshme presidenti Emanuel Macron tha se nuk do të rrënonte statujat e personave të konsideruar si skllavopronarë apo imperialist, edhe pse publikisht denoncoi racizmin, anti semitizmin dhe diskriminimin.