Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta të mëdha kundër racizmit përgjatë tërë SHBA-së

Tubime të mëdha paqësore kundër racizmit dhe dhunës policore janë mbajtur në mbarë SHBA-në, në ditën e 12-të të protestave që u ndezën për shkak vrasjes së George Floyd, shkruan BBC.

Me dhjetëra mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin Washington DC, protesta më e madhe në këtë qytet gjer më tani. Forcat e sigurisë bllokuan çfarëdo tentimi për t’iu afruar Shtëpisë së Bardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turmat gjithashtu demonstruan në New York, Chicago, Los Angelos dhe San Francisco.

Protesta të mëdha kundër racizmit u mbajtën edhe në shtete tjera. Në Britani, qendra e Londrës u mbush me njerëz pavarësisht paralajmërimit të qeverisë që të mos ketë tubime të mëdha për shkak frikës së përhapjes së koronavirusit.

Në Australi, në qytetet Sidney Melbourne dhe Brisbane u mbajtën protesta të mëdha, ku përqendrimi ishte trajtimi i australianëve indigjen. Demonstrata ndodhën edhe në Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Protestat më të mëdha në SHBA u mbajten në Washington DC, ku protestuesit u mblodhën në mënyrë paqësore afër Capitol, Memorialin Lincoln dhe jashtë Parkut Lafayette, afër Shtëpisë së Bardhë të sheshi i posa emëruar “Jetët e Zezakëve Vlejnë”.

Shumica e qyteteve kanë hequr orët policore, dhe me këtë edhe janë zvogëluar arrestimet, transmeton KOHA.

Sidoqoftë, të shtunën vonë policia në Portland, Oregon, deklaruan një “tubim të jashtëligjshëm dhe trazirë civile” pasi që policia ishte gjuajtur me fishekë. Policia e Seattle gjithashtu tha se “eksplozivë të improvizuar” ishin gjuajtur drejtë policisë.

Më herët në New York, turmat e kaluan Urën Brooklyn, gjersa ne San Francisco demonstruesit e bllokuan përkohësisht urën Golden Gate. Në Chicago, rreth 30,000 njerëz u mblodhën në Parkun Union, dhe në Los Angelos u bllokua një kryqëzim afër Hoolywoodit.

Kishte protesta edhe në Atlanta dhe Philadelphia, ku turmat brohoritnin “Na duhet drejtësia, na duhet dashuria”.

Në postimet e tija gjatë natës, presidenti Trump falënderoi policinë, Shërbimin Sekret dhe Gardën Kombëtare për “punën fantastike” dhe tha se turma në Washington ishte “shumë më e vogël se që pritej”.

Amerikanët afrikanë burgosen pesë herë më shumë se amerikanët e bardhë, dhe dënohen gjashtë herë më shumë për shkelje që kanë të bëjnë me narkotikë, edhe pse shkalla e përdorimit të substancave është e njëjtën për të dy racat, sipas Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Afro Amerikanëve (NAACP).

Numri i nënave afro amerikane që vdesin gjatë lindjes është dyfish më i madh se sa ai i nënave të bardha, sipas të dhënave për shëndetësinë publike. Dekadat e ndarjes nga ana e qeverisë kanë shkaktuar pabarazi edhe në sistemin e shkollimit, në strehim dhe burime tjera publike.

Një studim i vitit 2019 nga Qendra për Hulumtime Pew gjeti se më shumë se tetë në dhjetë të rritur afro amerikanë thonë se trashëgimia e robërisë ende ndikon në pozitën e afro amerikanëve edhe sot. Gjysma thonë se vështirë që Amerika do të ketë barazi mes racave ndonjëherë.