Kulturë

Bletari artist me 120 vepra në kohë pandemie

Gjithë jetën është marrë me bletari, por një dhuratë që e mori për ditëlindje e bëri që ta zbulojë talentin për art.

Bletari Kamer Gjikokaj për më pak se gjashtë muaj realizoi 120 vepra arti.

Disa prej tyre i ka përmbledhur në ekspozitën e parë personale të hapur në galerinë “Qahili”, raporton KOHA.

Lulet dhe bletët janë inspirimi kryesor i tij dhe njërën nga pikturat e prezantuara ne ekspozitën e titulluar “Bletaria”, ai e ka realizuar nga dylli i bletëve dhe propolisi.

Ekspozita “Bletaria” është e para me publik që u hap në galerinë “Qahili”, qysh prej fillimit të shpërndarjes së pandemisë së koronavirusit.

Ekspozita “Bletaria” do të qëndrojë e hapur deri më 15 qershor.