Nga 7 qershori, Drejtimi i Regjisë së Filmit dhe Televizionit i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Kohavisionin do të sjellin serinë e shfaqjes së filmave studentorë, “Filmi UP”.
Për gjashtë javë rresht do të prezantohen dymbëdhjetë filma nga dymbëdhjetë studentë të Drejtimit të Regjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy filmat e parë që do hapin këtë program janë “Horoskopi, grimi dhe dhëmbi që mungon” nga Albana Nila dhe “Engjëjt e kaltër” nga Jon Mithi. Ndërsa në javët në vazhdim do të shfaqen filmat “Shpikësi” nga Arbër Krasniqi, “Rripi i këputur i orës, shija e pepermintit dhe muhabeti me pullë të kuqe” nga Qëndresa Krasniqi, “Djepi” nga Berat Safqiu, “E njelmët” nga Dita Shaqiri, “The lost one” nga Donjeta Hyseni, “Gobleni i spanjollkës me kitarë, unaza e vjedhur dhe frika nga merimangat” nga Indrit Ferati, “Veç kuq” nga Durim Kryeziu, “Mollëkuqja” nga Hana Bucalija, “Faith” nga Jehona Berisha dhe i gjithë rrugëtimi do përmbyllet me filmin “Kandër” nga regjisorja Trëndëlinë Halili.
Dardan Selimaj, producent ekzekutiv në Kohavision, ka thënë se një marrëveshje mes UP-së dhe KTV-së për të shfaqur filmat e studentëve të regjisë së filmit ka ardhur natyrshëm marrë parasysh që KOHA vazhdimisht promovon punën e studentëve të këtij drejtimi, por edhe fushave të tjera të artit.
“Këtë herë edhe zyrtarisht e kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi dhe kemi planifikuar që kjo praktikë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme akademike”, ka thënë Selimaj.
Programi “Filmi UP” do të vijë në ekranin e KTV-së çdo të diel mbrëma nga ora 20:30, derisa bisedat me studentët, përkatësisht regjisorët e këtyre filmave do të zënë vend çdo të premte nga ora 18:00 në kuadër të emisionit “Express”.