Kulturë

Kultura në Kosovë me një milion euro më pak në planet e Qeverisë për buxhetin

 

Prishtinë, 11 mars – Rritja e buxhetit prej rreth 7 për qind në tërësi nuk ka pasur kurrfarë efekti pozitiv në planifikimet e shtetit për kulturën. Qeveria e Kosovës ka projektuar që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë vit të ketë 1.3 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar.

Prej 44 milionë e 733 mijë eurosh, sa kishte vitin e kaluar, institucioni më i lartë kulturor sivjet do të ketë në dispozicion 43 milionë e 406 mijë euro. E pikërisht fusha e kulturës brenda MKRS-së do të ketë 1 milion e 53 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar. Por për këtë shumë rritje ka trashëgimia kulturore.