Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.
Sipas njoftimit, teksa e ka uruar për detyrën e re, Sveçla i ka shprehur edhe mirënjohje për mbështetjen që EULEX-i e ka dhënë gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin-Potok.
“Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok.Gjatë takimit, ministri Sveçla dhe z. Lopes diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, deklaroi se mbetjet mortore të gjetura në tri lokacione në Zubin-Potok dyshohet se u përkasin së paku 23 personave, numër që, sipas tij, përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.
Siç u bë e ditur, procesi i identifikimit ka nisur dhe mund të zgjasë disa muaj.
-
Ambasada e Britanisë mirëpret punën e autoriteteve të Kosovës për rikuperimin e mbetjeve mortore në Zubin-Potok
-
Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet
-
Në Jabukë të Zubin-Potokut gjenden mbetje mortore të 4 personave
-
Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok
-
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj pasi eshtrat janë të shpërndara