Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

2025-ta me zvogëlim buxheti në kulturë e repriza projektesh kapitale

Ndertesa e MKRS-se (Foto: Driton Paçarada)

Zbritja e buxhetit ka prekur kulturën si një prej katër sferave që mbulon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Përderisa, sipas tabelave buxhetore, për sivjet në kulturë qenë 26 milionë e 242 mijë euro, për vitin që vjen do të jenë 25 milionë e 370 mijë euro. Investimet kapitale megjithëse janë rritur si numër, janë zvogëluar si buxhet (Foto: Driton Paçarada)

Ministria e Kulturës vitin e kaluar kishte buxhet prej 88 milionë e 118 mijë eurosh. Sivjet, sipas projektligjit që pritet të votohet në Kuvend, do të ketë buxhet prej 86 milionë e 399 mijë eurosh. Fiks 1 milion e 719 mijë euro më pak. Se MKRS-ja nuk i ka bërë hesapet mirë vjet, kur ka bërë planifikimet buxhetore për vitin 2024 e parashikimet për 2025, vërehet qartë. Me Ligjin për buxhetin e këtij viti, MKRS-ja kishte parashikuar 93 milionë e 587 mijë euro për vitin 2025. Por do t’i ketë 7 milionë më pak sesa planifikimet, e madje as sa këtë vit. Projektet kapitale janë një histori më vete

Se Ministria e Kulturës ka telashe në planifikimet buxhetore vjetore merret vesh lehtë nëpërmjet projekteve kapitale dhe realizimit të tyre. Vizioni i politikave kulturore kthehet në planifikime më afatgjata të buxhetit. 

Por edhe nga kjo perspektivë, MKRS-ja rezulton e mjegullt. Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, që është miratuar javën e kaluar në Qeverinë e Kosovës, nxjerr në pah këto probleme dhe disa të tjera. Ministria e Kulturës për vitin që vjen do të ketë më pak buxhet se këtë vit, përderisa barra e tkurrjes së buxhetit prek sferën e kulturës për afro një milion euro. E te projektet kapitale tradita vazhdon: “copy-paste” nga viti në vit për shumicën e projekteve. 

Ministria e Kulturës vitin e kaluar kishte buxhet prej 88 milionë e 118 mijë eurosh. Sivjet, sipas projektligjit që pritet të votohet në Kuvend, do të ketë buxhet prej 86 milionë e 399 mijë eurosh. Fiks 1 milion e 719 mijë euro më pak. Se MKRS-ja nuk i ka bërë hesapet mirë vjet, kur ka bërë planifikimet buxhetore për vitin 2024 e parashikimet për 2025, vërehet qartë. Me Ligjin për buxhetin e këtij viti, MKRS-ja kishte parashikuar 93 milionë e 587 mijë euro për vitin 2025. Por do t’i ketë 7 milionë më pak sesa planifikimet, e madje as sa këtë vit. 

Zbritja e buxhetit ka prekur kulturën si një prej katër sferave që mbulon MKRS-ja. Përderisa, sipas tabelave buxhetore, për sivjet në kulturë qenë 26 milionë e 242 mijë euro, për vitin që vjen do të jenë 25 milionë e 370 mijë euro. Investimet kapitale megjithëse janë rritur si numër, janë zvogëluar si buxhet. Për vitin 2024 ishin 11 milionë e 440 mijë euro për 16 projekte kapitale e për vitin 2025 do të jenë 10 milionë e 205 mijë euro për 20 projekte. Tabelat buxhetore tregojnë edhe realizimin e buxhetit për investimet kapitale në kulturë. E MKRS-ja këtu, sipas shifrave, çalon jo pak. I është dashur të planifikonte si buxhet të ri veç 1 milion e 250 mijë euro, pasi 9 milionë e 255 mijë i ka bartur si mjete të pashpenzuara nga viti i kaluar. “Teatri i operës dhe baletit ‘Dr. Ibrahim Rugova’”, “Muzeu i Artit Bashkëkohor”, “Renovimi i Teatrit Kombëtar”, janë prej projekteve që janë bartur nga viti i kaluar. Dy të parat, aso që tash e gati dy dekada barten. Njëkohësisht janë dy projektet më të mëdha kulturore që i synon shteti. Për të parin ka histori të gjatë, hapje themelesh, vënie të gurit themeltar, shpenzim të mbi 1 milion eurove, ndërrim lokacioni e në dy vjetët e fundit tentime të dështuara për të siguruar projekt të ri. E për Muzeun e Artit Bashkëkohor ishte hartuar një projekt më pas, hapësira ishte zënë me tjetër ndërtesë e tjetër destinim, kurse prej vjet MKRS-ja ka një dokument që përcakton hapat e themelimit e funksionimit të këtij muzeu, që figuron ligjërisht e është përcaktuar që një pjesë e ish-ndërtesës së “Rilindjes” të jetë hapësira e këtij institucioni. 

Përderisa skena e pavarur kulturore i ka ankesat e vazhdueshme për mungesë hapësirash, kjo kategori për vitin që vjen do të ketë më pak buxhet sesa që kishte këtë vit. Te subvencionet e “Përkrahjes së kulturës” sivjet ishin 4 milionë e 900 mijë euro. Kurse për 2025-tën janë paraparë 4 milionë e 300 mijë euro. 

Edhe Ministria e Kulturës prek 100 milionëshin, s’ka qasje e vizion të ri Kulturë Ministria e Kulturës prek 100 milionëshin, s’ka qasje e vizion të ri

Dramaturgu Jeton Neziraj vitin e kaluar, në raport me buxhetin e këtij viti, kishte thënë se MKRS-ja vazhdon të ngecë në fushat më të komplikuara, siç janë administrimi i fondeve dhe mënyra e distribuimit të tyre. 

“Është një ‘nerv’ kapital që MKRS-ja nuk e ka trajtuar fare, s’ka pasur guxim e as dije të ballafaqohet me të: investimet kapitale dhe krijimi i hapësirave kulturore, sidomos në Prishtinë. Dhe kështu, hapësirat kulturore kanë ardhur duke u tkurrur këtyre viteve dhe skena kulturore, pavarësisht me rritje buxhetore, është gjuajtur skutave e margjinave dhe operon në kushte të mjerueshme”, ka përsëritur ai.

Gjendjen në këtë aspekt e ka ripërshkruar si dramatike. 

“Kryeqyteti është duke e vuajtur mungesën e hapësirave kulturore – jo për mungesë të tyre, por për mungesë të vullnetit të MKRS-së, por edhe të Komunës së Prishtinës. Dhe prandaj sot në Prishtinë nuk kemi asnjë teatër të denjë që ka infrastrukturë solide”, ka përshkruar ai para një konstatimi të prerë: ”Punojmë sikur të ishim në vitet ‘90, margjinave, skutave e bodrumeve”, ka përsëritur ai qëllimshëm, pasi gjendja nuk ka ndërruar. Muajin e kaluar për mungesë të hapësirave ka folur edhe në një tekst autorial për “Novosti” të Zagrebit. Nëpërmjet tekstit të titulluar “Opera e bretkosave”, që është botuar edhe në Shtojcën për Kulturë të “Kohës Ditore”, të dielën e kaluar, Neziraj ka shkruar se Prishtina është sot kryeqyteti ndoshta i vetmi në Evropë që nuk ka teatër të vetin të qytetit. 

Edhe Rritje buxheti për 31 milionë euro, kopjohen investimet kapitale në kulturë Kulturë Rritje buxheti për 31 milionë euro, kopjohen investimet kapitale në kulturë

“Ndërkohë qeveria e Kurtit pati premtuar edhe ndërtimin e një, siç e quanin ‘Teatër të Ri Kombëtar’. Por pastaj duket se u korrigjuan dhe thanë se me ‘të ri’ e kanë menduar renovimin që kanë plan t’ia bëjnë teatrit ekzistues, Teatrit Kombëtar të Kosovës i cili, meqë ra fjala, është mbyllur tash e gati tre vjet dhe rinovimi i tij akoma nuk ka filluar. Mirë, dakord, një shirit i kuq rrethues është vënë rreth tij dhe kjo jep shpresë në fillimin e punëve”, ka shkruar ai. Të martën, derisa ka komentuar projektbuxhetin e vitit që vjen, ka thënë se bëhet fjalë për të njëjtat sfida, të njëjtat kërkesa dhe të njëjtat beteja. 

Në beteja thuajse të njëjta është edhe Ministria e Kulturës me planifikimet buxhetore që bën. Te sfera e trashëgimisë kulturore për vitin që vjen në përgjithësi ka rritje të buxhetit. Nga 15 milionë e 371 mijë sa ishin këtë vit, për 2025-tën janë planifikuar 18 milionë e 787 mijë euro. Rritja vërehet edhe tek investimet kapitale në këtë fushë. Prej 11 milionë e 371 mijë eurosh për këtë vit, për atë që vjen kjo shumë do të jetë 15 milionë e 112 mijë euro. Janë shtuar edhe projektet kapitale prej 103 në 131. MKRS-ja ka shtuar punën në terren sa u përket restaurimeve nëpërmjet kompanive private. Por funksionalizim të monumenteve nuk ka. Planet e menaxhimit mungojnë. Edhe aty ku janë bërë, implementimi është sfidë më vete. Për këtë është kritikuar jo rrallë. Por, edhe te trashëgimia kulturore tabelat financiare tregojnë se MKRS-ja ka pazotësi në realizim të projekteve. Nga 15 milionë e 112 mijë euro, 12 milionë e 120 mijë janë bartje nga ky vit e si planifikim i ri figurojnë veç 2 milionë e 992 mijë euro.