Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë “orën matëse të kilometrave” në tru

Foto: Stephen Duncan

Për herë të parë, shkencëtarët kanë lokalizuar në trurin e minjve një “orë matëse të kilometrave” – duke regjistruar aktivitetin e trurit të tyre gjatë kohës sa janë në lëvizje.

Ata kanë regjistruar në një pjesë të trurit të këtyre minjve që njihet si pjesë e rëndësishme për orientimin dhe kujtesën, raportoi BBC-ja.

Ata zbuluan se qelizat aty aktivizoheshin në një model që dukej si orë matëse e kilometrave – duke shënuar hapat që bënte kafsha.

Një eksperiment i mëtejshëm, ku disa njerëz vullnetarë kaluar nëpër një version të këtij testi, u kuptua se edhe njerëzit kanë të njëjtën orë. 

Kjo studim, i botuar në revistën “Current Biology”, është i pari që tregon se pulsi i rregullt i qelizave të quajtura “qeliza të rrjetit” lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për të vlerësuar saktë distancën që kemi përshkuar.

“Imagjinoni sikur po ecni nga kuzhina në dhomën e ndenjes. Këto qeliza janë në pjesën e trurit që ofron atë hartë të brendshme – aftësinë për t’u vendosur në mjedis me mendjen”, ka shpjeguar profesori James Ainge nga Universiteti i St Andreës, drejtuesi i studimit. 

Edhe Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin Lifestyle Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Studimi hedh dritë mbi mënyrën se si funksionon kjo orë e brendshme në tru dhe se çfarë ndodh kur ajo prishet. Nëse ndërpritet rregullariteti i pulsit të kësaj ore matëse, duke ndryshuar mjedisin, si minjtë ashtu edhe njerëzit fillojnë të gabojnë në vlerësimin e distancës.

Në jetën reale, kjo ndodh në errësirë ose në mjegull gjatë shëtitjeve. Bëhet shumë më e vështirë të kuptosh sa larg ke shkuar, sepse “ora matëse e kilometrave” ndalon së funksionuari si duhet.

“Minjtë dhe njerëzit mësojnë detyrën e vlerësimit të distancës dhe kur ndryshon mjedisi në mënyrën që e dimë se çrregullon sinjalin tek minjtë, shohim të njëjtën lloj sjelljeje te njerëzit”, ka shtuar profesori.