Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pavarësisht rekordit, Haalandi mbetet shumë prapa Ronaldos

Erling Haaland

Foto: Associated Press

Erling Haaland u bë futbollisti që më së shpejti arriti shifrën e 50 golave në Ligën e Kampionëve, pas shënimit ndaj Napolit të enjten mbrëma. 

Norvegjezi e ka arritur këtë shifër në ndeshjen e 49-të në garën elitare për klube në Evropë. 

Ai e ka kaluar ish-sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Ruud van Nistelrooyn, i cili në 62 ndeshje e arriti shifrën jubilare. 

Haalandi shënoi për 1:0 ndaj Napolit në fillim të pjesës së dytë në “Etihad Stadium”. 

Ai në këtë sezon ka shënuar 12 gola në shtatë paraqitje për klubin dhe shtetin e tij. 

Pesë i realizoi për Norvegjinë në fitoren 11:1 ndaj Moldavisë. Më pas shënoi dy herë në fitoren 3:0 ndaj Manchester Unitedit të dielën në Premier League. 

25-vjeçarit tani i duhet ende shumë punë për t’i kaluar disa legjenda në Ligën e Kampionëve dhe Kupën Evropiane, sa u përket shënimit të golave.  

Edhe Haalandi mund ta kalojë Ronaldon, thotë Guardiola Futboll Haalandi mund ta kalojë Ronaldon, thotë Guardiola

Tashmë ka kaluar ikonën madrilene, Alfredo di Stefano, dhe Zlatan Ibrahimoviqin. 

Është baras me Filippo Inzaghin dhe një gol prapa Thierry Henrys, i cili është i dhjeti në ranglistën e UEFA-s. 

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 141 gola, ndërsa Lionel Messi është i dyti me 129 gola në total.