Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se po shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerikë”, ndërsa lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet.
Një ndryshim i tillë do të ngjante me veprimin e njëanshëm të presidentit republikan vitin e kaluar, kur me një urdhër ekzekutiv ai ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë përfshirë në një konflikt tregtar, ndërsa Kanadaja pritet të njoftojë të martën masa hakmarrëse, pasi administrata Trump vendosi gjatë fundjavës tarifa prej 50% ndaj mallrave kanadeze me vlerë 20 miliardë dollarë, pas dështimit të bisedimeve mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë seriozisht ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqeni Amerikë, pasi nuk presim të bëjmë më shumë biznes me Ontarion”, ka thënë Trumpi të martën në rrjetet sociale.
Ontario është provinca më e populluar e Kanadasë dhe është qendra e industrisë së automobilave të vendit.
-
Stigma e ushtarëve të harruar të Ukrainës që “vdiqën në mënyrën e gabuar”
-
Trumpi po e transformon Shtëpinë e Bardhë sipas imazhit të tij
-
Clintoni thotë se Shtëpia e Bardhë po e përdor si “kokë turku”
-
Kina zotohet t’i mbrojë interesat e saj pasi SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj Iranit
-
Sulmet ukrainase - Putini lëshon dekret që lejon kontrollin shtetëror të objekteve kyç