Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

QRTK: Filluan punimet restauruese në ndërtesën e familjes së Xhemajli Herenit

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha i shoqëruar nga zyrtar të këtij institucioni sot ka vizituar punimet të cilat po zhvillohen në ndërtesën e familjes së Xhemajli Herenit, me ç'rast është njoftuar për së afërmi mbi ecurinë punimeve restauruese që po zbatohen në këtë ndërtesë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky projekt po implementohet në kuadër të masave preventive - interevenimet emergjente, të cilat po zhvillohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në zbatim të planifikimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje thuhet se shtëpia e Xhemajli Herenit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Prizrenit, në Lagjen e Terzive, në zonën e dytë mbrojtëse.

“Kjo ndërtesë është si një shembull mjaft reprezentativ i shtëpisë së hapur me çardak dhe paraqet karakteristika të arkitekturës së banimit në qytetin e Prizrenit që nga shek. XIX –të e cila është ruajtur deri më sot. Forma, organizimi funksional, elementet origjinale të ruajtura nga gjendja fillestare, si dhe marrëdhënia e vendosjes së shtëpisë në relacion me rrugën dhe oborrin, paraqesin elementet kyçe nëpërmjet të cilave ky monument sot interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të trashëguar ndër shekuj”, thuhet në komunikatë.

Hoxha ka premtuar angazhim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren.

“Me gjithë sfidat e shumta të cilat paraqiten në mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren në asnjë rrethanë nuk do të mungojë angazhimi dhe përkushtimi institucional dhe profesional i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, që fusha e trashëgimisë kulturore të jetë ndër prioritetet më të larta të këtij institucioni”, është shprehur Hoxha gjatë kësaj vizite.

Image